A+ R A-

Rusia, Turqia dhe “Loja e Madhe”: ndryshohen rolet.

E-mail Print PDF

Vizita e presidentit Dmitri Medvedev, muajin e kaluar, tregoi se Turqia dhe Rusia po intensifikojnë çdo ditë e më shumë lidhjet e tyre ekonomike dhe politike, theksoi Eric Walberg.

Për arsyet dhe qëllimet e ndryshme, Turqia ka dhënë dorëheqie nga Bashkimi Europian, duke e quajtur atë si bastion i islamofobisë dhe skllav të diktatit amerikan.

Në të kundërt me ndalimin e minareve në Zvicër dhe ndalimin e perçeve në Francë, qeveria islame e Stambollit mbështet lirinë dhe të drejtën për të mbajtur shaminë; kritikon guximshëm Izraelin dhe lidh ura të reja me Sirinë.

Kjo nuk është gjë tjetër veçse një rindertim themelor i politikës turke kundrejt aleatëve të ërtetë të saj- arabëve dhe ..rusëve.

Këto mardhënie të reja me Rusin e kanë zanafillën që në vitin 2001 kur dy ministrant e jashtëm firmosën Eurasia Cooperation Action Plan (ECAP) dhe më pas u forcua në shkurt të 2009-ës kur presidenti turk, Abdullah Gül bëri një visit zyrtare në Rusi si dhe në federatën e pavarur të Tatarstanit.

Kjo federatë përbëhet nga një shumicë turqish muslimanë dhe është e dalluar për prodhimin e energjisë bërthamore.

Në të kaluarën mardhëniet midis Rusisë dhe Turqisë kanë qenë shumë të varfëra dhe kjo që nga themelimi i saj si një republikë në 1922 dhe kur filloi të shihej nga Moska si pjestare e kampit perëndimor dhe si një trampolinë për të depërtuar në Kaukaz dhe në  republikat turke të pjesës jugore.

Me rënien e Bashkimit Sovjetik, në 1991, Rusia e Jelcinit pranoi në heshtje hegjemoninë e SHBA-së.

Meqenëse Rusia doli nga izolimi që gjendej dhe u çlirua nga barriera që e ndante nga perëndimi, Turqia përfitoi nga ky moment për të hapur shkolla turke, firma tregtare, firma ndërtimi, në vendet ish-sovjetike(Uzbekistan, Kazakhstan, Kyrgyzstan, Tajikistan dhe Turkmenistan). Një pjesë e madhe e Rusisë, rreth 9/11, e nxitën presidentin rus Vladimir Putin të shkoj deri aty sa të mirëpresë bazat ushtarake në vendet më strategjike.

Nga kjo “Lojë e Madhe” e vjetër, rusët dolën të humbur.

Por, duke qenë se tashmë bota filloj të ndihej e lodhur nga ky sponsorizim i SHBA-së për “luftën ndaj terrorizmit, me sa duket loja ende s’paska mbaruar. Deti i zi u bë de facto pjesë e NATO-s, pasi Turqia, anëtare e NATO-s u pasua shumë shpejt nga Bullgaria dhe Rumania, duke e alarmuar kështu Rusinë e porsa rilindur.

Presidenti ukrainas, Viktor Yushchenko, u zotua se do t’i bashkangjitej NATO-s dhe do të largonte flotën ruse nga Krimea. Ai madje armatosi Gjeorgjinë në luftën kundër Rusisë në 2008-ën.

Jo vetëm Rusisë i kishte ardhur në majë të hundës paqia e re amerikane. Pra nuk është çudi që Turqia u zmbraps nga mbështetja e kushtëzuar e NATO-s dhe SHBA-së, sidomos pas qendrimit që mbajti më rastin e pushtimit të Irakut në 2003-in; me refuzimin që i bëri SHBA-së në 2008 për të kaluar flotat përmes Ngushticës së Bosforit në ndihmë të Gjeorgjisë, apo fjalimi kritikues ndaj Izraelit me rastin e pushtimit të Gazës në po atë vit.

Në vitin 2002 “Revolucioni i Gjelbërt” çoi në pushtet Partinë e Drejtësis dhe Zhvillimit. Një parti me prirje fetare me një drejtim politik i cili bazohej në vendosjen e ekuilibrave në rajon dhe në ruajtjen e mardhënieve të mira me fqinjët, përfshirë këtu edhe armenasit dhe kurtët. Në 2004-ën, presidenti Vladimir Putin firmosi një deklaratë bashkveprimi me Ankaranë. Në këtë rast presidenti Gül u shpreh:

“Rusia dhe Turqia janë vende fqinje të cilat janë duke rritur mardhëniet e tyre, në themel të së cilave qëndron besimi reciprok.Shpresoj që takimi i ardhshëm t’i pasuroi mardhëniet tona.”

Mardhëniet Rusi-Turqi u komentuan lart e poshtë si “miqësi strategjike” dhe që padyshim tërhoqën vëmendjen e Ëashingtonit.

Por dihet fare mirë se pas këtyre mardhënieve fshihen interesa të forta ekonomike: Rusia tashmë e ka bërë Turqinë partneren numër një.

Turqia po ktheht në një lojtare kyçe në këtë “Lojë të Madhe” vetëm se në një rol të kundërt. Të dy kryeministrat deklaruan se shpresojnë që në 2015 tregtia e tyre do të trefishohej. Madje ato diskutuan për një plan për liberalizimin e vizave në maj të këtij viti.

“Pas realizmit të këtij plani (liberalizimi i vizave midis dy vendeve) pa dyshim që bashkpunimi mes nesh do të lehtesohet dhe do të kaloj në përmasa më të gjëra.” – tha kryeministri Rexhep Erdogani.

Në lidhje me zgjedhjet presidenciale që do zhvillohen së shpejti në Ukrainë, lind pyetja: a do jetë në gjëndje ai/ajo t’ia mbushi mendjen Moskës se nuk do të bëhen më dallavere të kota në vend?

Ukraina e gjorë, e cila gjendet në një krizë ekonomike, ka nevojë për përfitimet nga taksat e kalimit tranzit, të cilat do të hiqen nëse planet dështojnë.

Edhe nëse Ukraina ndron krah, dhe i bashkangjitet planeve ekspansioniste të NATO-s, atëherë duhet ta bëjë këtë kundrejt një çmimi të lartë: dmth duhet të çojë në zero kalimin transit të gazit.

Pra nuk ka një arsye pse Ukraina mos t’i bashkohet aleancës të sapo lulëzuar Rusi – Turqi, themeluar mbi baza paqësore dhe nxitëse e stabilitetit rajonal, në të kundërt të NATO-s, bazuar në konfrontim dhe armiqësi. 

 http://www.gazetaimpakt.com/

 

Search

Connect with Eric Walberg



Eric's latest book The Canada Israel Nexus is available here http://www.claritypress.com/WalbergIV.html



'Connect with Eric on Facebook or Twitter'

Canadian Eric Walberg is known worldwide as a journalist specializing in the Middle East, Central Asia and Russia. A graduate of University of Toronto and Cambridge in economics, he has been writing on East-West relations since the 1980s.

He has lived in both the Soviet Union and Russia, and then Uzbekistan, as a UN adviser, writer, translator and lecturer. Presently a writer for the foremost Cairo newspaper, Al Ahram, he is also a regular contributor to Counterpunch, Dissident Voice, Global Research, Al-Jazeerah and Turkish Weekly, and is a commentator on Voice of the Cape radio.

From other languages

Purchase Eric Walberg's Books



Eric's latest book The Canada Israel Nexus is available here http://www.claritypress.com/WalbergIV.html